Një inisiativë shumë interesante ajo e arbitrave të futbollit të kolegjiumit të Shkodrës. Ata kanë vendosur që me rastin e festive të fundvitit dhe mbylljes se aktivitettit per vitin 2012 të organizojnë me datë 27 Dhjetor 2012 ora 11.30 ne stadiumin “Loro Boriçi” një takim miqësor futbolli, në mes arbitrave të kolegjumit të Shkodres dhe arbitrave te Federates së Malit të Zi. Një kupë kjo që do të ketë një dedikim të veçantë. Ajo do të ketë emrin e Rigers Pjetrushit, arbitrit të ri lezhjan që humbi jetën vetëm pak muaj më parë në një aksident automobilistik. Organizatorët e kësaj Kupe dhe këtij takimi disi të veccantë ndërkombëtar me anë të sekretarit të kolegjiumit të Shkodrës, Agron Kastrati kanë bërë të ditur edhe programin e kësaj dite. Në orën 9.00 do të jetë pritja e delegacionit të arbitrave malazez në Grand Hotel Europa. Më pas vizita në qytetin e Shkodrës si dhe në Bashkinë e Qytetit. Në orën 11.30 fillimi i ndeshjes në stadiumin “Loro Boriçi. Të ftuar në këtë aktivitet janë edhe presidenti i FSHF –së, z Armando Duka, sekretari i FSHF-së z. Ilir Shulku, kryetari i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë z. Tahir Kastrati, dezinjatorët e arbitrave z.Sokol Jareci e z. Prek Pjetrushi, familjarët të të ndjerit Pjetrushi, ndërsa nga autoritetet vendore N/kryetari I bashkisë së Shkodrës, z.Ridvan Troshani drejtori teknik prane klubit Vllaznia z. Armir Grima, ish arbitra etj.Një aktivitet shumë domethënës dhe me vlera I arbitrave të kolegjiumit të Shkodrës.Pas ndeshjes dhe dorëzimit të kupës, do të jetë edhe banketi në ambjentet e Grand Hotel Europa për pjesmarrësit në këtë aktivitet shumë kuptimplotë.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Arbitrat e Shkodrës dhe Malit të Zi në kupën “Rigers Pjetrushi”