Zhgenjim i madh ne rradhet e futbollisteve dhe drejtuesve te Basanias. Pas pretendimeve te tyre (te shoqeruar edhe me pamje te dukshme filmike) per arbitrim te njeanshem ne ndeshjen e kaluar ndaj Ilirise, sot gjerat kane qene edhe me keq ne ndeshjen e rradhes, ate ndaj Sopotit te luajtur ne stadiumin e Librazhdit.

Nje gol i barazimit i akorduar per vendasit ne menyre te çuditshme kur topi nuk e kishte kaluar vijen fatale, nje gol i anulluar per Basanian, raste shume te diskutueshme edhe ne dy rastet e golave te tjere te Sopotit, kane shoqeruar kete 90 minutesh qe ne fund eshte mbyllur me fitoren 3-1 te vendasve.

Ndeshja ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per Basanian e cila pas nje rasti te humbur te Hasajt, gjen golin e avantazhit ne minuten e 15-te me autor kapitenin Shimaj. Ky gol i dha zemer ekipit qe e kontrolloi me qetesi lojen, por deri ne minuten e 44-te, kur pas nje rremuje ne zonen e miqve, portieri Fatjon Marku ne planzhon e zoteron topin brenda te gjithe rregullave, por çuditerisht asistentja akordon gol duke qene e mendimit se topi ka kaluar vijen fatale!!! Goli aprovohet edhe nga kryesori, pavaresisht reagimit te futbollisteve te Basanias.

Pjesa e pare u mbyll ne kete menyre ne barazim 1-1. Ne te dyten problemet me arbitrimin vazhduan. Shimaj do te shenonte golin e dyte per Basanian por ai anullohet me pretendimin per pozicion jashte loje te tij. Por nuk do te ndodhte keshtu ne rastet e dy golave te tjere te Sopotit te cilet konsiderohen te rregullt, pavaresisht se ka shume dyshime per to.

Ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren 3-1 te Sopotit, nderkohe qe Basania duke pare ate se çfare po ndodh me arbitrimet kunder saj, pritet ta analizoje me qetesi situaten per te vendosur me pas per vazhdimesine e kampionatit./www.shkodrasport.com/