Kete fundjave do te luhen ndeshjet e javes se 24-te te “Abissnet Superiore” dhe skuadrat tashme kane filluar te bejne edhe llogarite per arritjen e objektivit qe i kane vendosur vetes. Gjate ketyre jave ato njekohesisht kane patur herepashere edhe ankesa per arbitrimin, por ne fakt nuk eshte se ka skuadra qe ankohen me shume dhe ato me pak.
Po cilet jane arbitrat qe e kane drejtuar Vllaznine ne 23 javet e para te kampionatit. Nga nje vezhgim i bere nga gazeta, konstatojme se kuqeblute me se shumti sivjet i ka drejtuar arbitri me stemen e FIFA-s dhe i vleresuar si me i miri per vitin 2024, Juxhin Xhaja. Ai i ka drejtuar ne 4 ndeshje ne kampionatin aktual.
Pas tij vijne Enea Jorgji dhe Ardian Beqiri me nga tre ndeshje secili ndersa nga 2 ndeshje eshte arbitruar nga Olsid Ferataj, Ernis Çelaj dhe Florian Lata. Keto jane arbitrat qe e kane drejtuar me se shumti, por jane edhe shtate te tjere qe e kane arbitruar ne nje ndeshje te vetme.
Behet fjale per Daniel Vrapin, Klodian Prengen, Kreshnik Cjapin, Dorian Maletajn, Olsion Yzeiraj, Andi Koçi dhe Eldorian Hamiti. Ky i fundit e ka drejtuar ne ndeshjen e fundit ndaj Teutes ku drejtuesit shkodrane paten jo pak kontestime ndaj tij, pavaresisht fitores se arritur./www.shkodrasport.com/
![](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2025/02/aaaaa-1024x571.jpg)