Një nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit B të kategorisë së parë padyshim që është ajo që do të luhet në stadiumin e qytetit të Ballshit.
Bylisi vendas do të ndeshet me Apoloninë e Fierit. Ky takim, i është besuar për ta drejtuar një arbitri shkodran, pikërisht Arlind Pirani.
Një nga arbitrat më me perspektivë të kolegjiumit të Shkodrës kësisoj do të ketë sot përgjegjësinë për të mbajtur ashtu si duhet këtë takim.
Ai do të ketë ndihmën e dy anësorëve po shkodranë, Sonil Zekën dhe Jetmir Podgoricën. Edhe i katërti do të jetë një arbitër i kolegjiumit të Shkodrës, Bekris Dragusha.
Natyrisht që ngjitja gradualisht në skenë e Piranit konsiderohet shumë pozitive por në fakt, një tjetër arbitër shkodran- Indrit Myrtja, nuk po merr vëmendjen e duhur nga sektori i arbitrimeve në FSHF.
© shkodrasport.com