Pak vite me pare, si rrjedhoje e ndeshkimeve qe i pati bere Vllaznise me bilbilin e tij, ne Shkoder e shpallen “non grata”. Kaloi disa kohe si i tille, me pas u “rehabilitua” dhe sot u rishfaq ne skene duke i bere shkodranet qe ta urrejne serish.
Ne ndeshjen e sotme ndaj Teutes ne “Niko Dovana”, ai krijoi polemika me futbollistet dhe stafin e Vllaznise, por njekohesisht duke krijuar ilaritet edhe tek tifozet kuqeblu te pranishem ne stadium.
Gjithçka sidomos u agravua ne pjesen e dyte kur ai akordoi 11-metersh per Teuten, per nje prekje te topit me dore nga Gurishta, por per fat ishte nderhyrja e sistemit VAR qe e sinjalizoi per ta pare edhe vete dhe ne fund vendimi i tij ndryshoi.
Por jo vetem kaq. Ne shume vendime te tij, arbitri lezhjan u duk qart se po favorizonte durrsaket dhe kaq ka mjaftuar qe tifozet shkodrane ta ofendojne ne kor ate, por jo vetem ate. Ne “shenjestren” e tyre ishte edhe Federata Shqiptare e Futbollit dhe kete gje nuk hezituan “t’ia thone ne sy” edhe vete presidentit te saj Armand Duka qe ishte i pranishem ne tribunen VIP te stadiumit./SHKODRA-SPORT.COM/