Pas shtatë javësh kampionat, Vllaznia U17 është ndalur dhe duke pësuar humbjen e parë në kampionat. Ajo është mundur sot me rezultatin 1-2 në kryeqytet nga Tirana kryesuese e kampionatit, në një ndeshje e cila ka patur shumë probleme brenda. Dhe jo me kot, nga kampi shkodran shprehen se ata nuk u munden nga kundershtari por nga arbitri i takimit Erion Bylykbashi. Dy 11-metersha te dhene per bardheblute, dy te padhene per kuqeblute dhe mbi te gjitha nje gol i anulluar ne menyre te çuditshme per Vllaznia U17.
Futbollistët shkodranë kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 23-të me anë të mesfushorit Maliqi. Por festa e tyre nuk ka zgjatur shumë. Me të rinisur loja, tiranasit e kanë nisur shpejt lojën dhe në një aksion, topi ka përfunduar në zonën shkodrane ku dhe ka prekur dorën e njërit prej lojtarëve të Vllaznisë dhe arbitri nuk ka hezituar të tregojë pikën e bardhë.
Nga distanca e 11-metërshit, Qefalia ka qene i sakte duke e derguar topin në rrjetë dhe duke barazuar shifrat. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 53-të ka sërish 11-metërsh për bardheblutë, i cili është kontestuar gjatë nga shkodranët që sipas tyre nuk ka qenë aspak i tillë. Arbitri nuk ka hequr dorë nga vendimi i tij dhe Qefalia e ka gjuajtur atë, duke shënuar sërish dhe duke kaluar ekipin e Tiranës në avantazh.
Vllaznia ka patur rastet e saj, ka reaguar fuqishem dhe ne kete takim ka pretenduar per dy 11-metersha por arbitri asnjerin prej tyre nuk ka menduar ta akordoje. Sikur te mos mjaftonte kjo gje, ne minutat e fundit te ndeshjes, ekipi shkodran ka shenuar nje gol qe eshte konsideruar ne menyre te çuditshme i parregullt nga arbitrat e takimit.
Qerpiku ka ekzekutuar nje goditje denimi dhe topi i gjuajtur prej tij ka perfunduar direkt ne rrjete, por anesori ka nderhyre duke e konsideruar pozicion jashte loje!!! Se si mund te anullohet ai gol, vetem arbitri Bylykbashi dhe asistentet e tij e dine. Perfundimisht 2-1 per Tirana U17 por shkodraneve duket se nuk do t’u dale kollaj inati me arbitrimin qe i shkaktoi humbjen e pare ne kampionat.
www.shkodrasport.com