Arbitri i shpallur “non grata” nga Vllaznia ka marre nje tjeter vleresim nga Uefa qe e ka caktuar te drejtoje nje ndeshje nderkombetare.
Nesër, në orën 17:00 do të luhet ndeshja mes Bjellorusisë dhe Norvergjisë për moshat U21. Kjo sfidë është e vlefshme për Elemionatoret e Euro 2021.
Newsport.al mëson se gjykimin në këtë sfidë do e ndajë një arbitër shqiptar dhe ai është Enea Jorgji, i cili mban edhe stemën e FIFA-s, duke qenë kësisoj i ndërkombëtarizuar. Kjo është edhe një shenjë e mirë për futbollin tonë, që një arbitri shqiptar i jepet e drejta përtë gjykuar në një ndeshje sikurse janë eleminatoret.
Kujtojmë që kjo është ndeshja ndërkombëtare e dytë brenda pak kohësh për Jorgjin. Vetëm pak ditë më parë, 35 vjeçari drejtoi ndeshjen e Champions League mes Juventusit dhe Bayer Leverkusen për moshat U21.
Rëndësia e kësaj sfide është shumë e madhe, sepse Bjellorusia ka 3 pikë dhe ndodhet në vendin e dytë në Grupin 7, kurse Norvegjia ka 3 pikë, por ka një ndeshje më pak. Në këto kushte, të dyja skuadrat në fushën e lojës do të kërkojnë të marrin rezultatin maksimal.
Ndërkohë, përsa i përket kombëtareve, një tjetër arbitër shqiptar drejtoi sonte ndeshjen miqësore me Kosovës dhe Gjibraltarit në stadiumin “Fadil Vokrri”. Juxhin Xhaja, arbitri i ndërkombëtarizuar i Superiores ndau drejtësinë në këtë ndeshje.