Mbremjen e sotme ne pallatin e sportit te Fierit eshte zhvilluar ndeshja finale e Superkupes se Shqiperise ne basketboll per meshkuj ne mes ekipit kampion te sezonit te kaluar- Beselidhjes dhe fituesit te Kupes- Tiranes. Nje sfide e dominuar ne te gjitha drejtimet nga skuadra lezhjane e cila ka fituar ne shifrat 100-57 duke merituar edhe kete trofe.
Por nderkohe, mesojme se kjo ndeshje eshte drejtuar nga nje treshe arbitrash e perbere nga dy nderkombetaret Edison Gjoni dhe Gilbert Hoxha si dhe nga arbitri i njohur shkodran Hans Trajer.
Te tre ata kane arbitruar ne menyre shume korrekte duke marre edhe vleresimet e drejtuesve, por edhe te publikut te pranishem ne pallatin e sportit per te ndjekur kete finale.
Ky i fundit po vleresohet vazhdimisht me nota shume pozitive per paraqitjet e tij ne parkete duke treguar nje nivel te larte arbitrimi dhe si rrjedhoje e ketyre vleresimeve, kuptohet qe Trajer do te motivohet edhe me shume per te bere mire edhe ne te ardhmen.
Ai tashme ka nje pervoje disavjeçare me bilbil dhe mbase ka ardhur momenti qe Federata Shqiptare e Basketbollit ta propozoje per te marre stemen e arbitrit nderkombetar./www.shkodrasport.com/