Arbnor Muja eshte nje nga futbollistet qe i eshte bashkuar kohet e fundit kombetares shqiptare dhe menjehere ka bere mire per te. Lojtari i Antwerp, i cili arriti të shënonte edhe në Champions League, e ka bërë debutimin e tij me Shqipërinë.
Ai arriti që të shënonte edhe në ndeshjen me çekët, por për fatin e keq, goli do t’i anulohej për pozicion jashtë loje. Muja ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, rubrika e re e Sport Ekspres, teksa ka folur për përjetimin që ka marrë nga Kombëtarja por eshte ndalur edhe tek Mario Mitaj te cilin e ka vleresuar jashtezakonisht shume.
“Mitaj? Në stërvitje kam më shumë kontakte dhe duele me Mitajn. Mitaj është një lojtar që për moshën që ka, dikush mund të mendoj se ka 15 vite eksperiencë në futboll. Është një talent i rrallë, një super lojtar, që do të arrij shumë lart.
Një ditë u bëra kurioz dhe kur pija kafe me Mitajn, i thashë: “Nëse një lojtar rival në krahun e djathtë, një kundër një me ty, çfarë ke qejf që të bësh, që të mos e lejosh që të kalojë?”. Më tha: “Dua që ta anoj nga vija sa më shumë”.
E pyeta se doja të dija se si mendon një lojtar i kalibrit të Mitaj, që kur të përballem me rivalë të këtij niveli më vonë, të dijë se çfarë shkon në kokën e tyre. Po është e vërtetë, kur jemi në stërvitje, nuk i futemi fare në presion Mitajt se ai ka qetësi maksimale dhe është e kot”, tha Muja.