Futbollisti Arbnor Muja në një intervistë të fundit për Telegrafin ka dhënë një nga deklaratat më të sinqerta që një futbollist mund të japë.
Lojtari i kombëtares shqiptare ka sqaruar se vendimi i tij i fundit për të kaluar nga Antwerp në kampionatin turk (Samsunspor) lidhet kryesisht me paratë. Ai ka menduar fillimisht për familjen dhe më pas për karrierën e tij.
“Antwerp është një skuadër e cila dallohet për faktin se merr një lojtar, e mban për 4-5 vite, e rrit dhe më pas e shet. Kështu funksionoi edhe për mua”.
“Eshtë fiks skuadra e cila shërben si një lloj trampoline për të kaluar tek ndonjë ekip tjetër. M’u ofrua një pagë disa herë më e lartë dhe mendova për familjen. Kjo është arsyeja pse e mora vendimin”.