Ish-futbollisti i Vllaznisë, Polizoi Arbri ka postuar një shkrim në rrjetet sociale, ku ka shprehur keqardhjen për rënien e Vllaznisë nga kategoria.

Arbri ka thënë se gjithsesi, faji i rënies së klubit janë drejtuesit.

“Kur fjalët dalin nga zemra, është si puna e femrës që dashuron dhe vjen një moment ndahesh dhe të hidhëron.

Se kush e ka fajin s’ka rëndësi, dhimbja është e madhe. E di që shumë njerëz do mendojnë përse flet kështu.

Po flas se me aq sa kam luajtur për Vllazninë jam ndjerë shumë i vlerësuar nga futbolldashësit shkodran. Po këta djem, pa i paragjykuar nuk e ndjejnë njëfarë faji?

Mendoj që u vjen turp të dalin rrugës. Por, prape vazhdoj jam i mendimit, që faji kryesor mbetet te koka. Po u qelb koka, çfarë mund të presësh”, ka shkruar Arbri në Facebook.