Qe nga ndeshja e fundit miqesore, ajo me Tiranen, Vllaznia ka pesuar serish ndryshime ne perberje teksa jane bere pjese e saj edhe dy lojtare te tjere, pikerisht sulmuesi Dilaver dhe mesfushori Jonuzi.

Me ardhjen e tyre me shume mundesi do te ndryshojne disa gjera tek skuadra shkodrane. Ndoshta edhe ne formacion, ndoshta edhe ne vendosje. Trajneri Brdariç duket se preferon skemen 4-3-3 dhe me kete te fundit duhet pare nese Jonuzi do te zere vend diku mes treshes Krymi- Marku- Kruja.

Po ashtu, nuk perjashtohet mundesia qe Dunga te ulet ne stol dhe ne fushe te jete boshnjaku Dilaver. Edhe ne repartin e mbrojtjes parashikohet qe Imami mund te luaje si mbrojtes qendre sebashku me Adilin.

Ka edhe te tjera ide se çfare mund te ndryshoje ne skuader, megjithate levizjet e para pritet t’i shohim te dielen ne miqesoren e rradhes, ate me Apolonine qe do te luhet te dielen ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Me ardhjen e shume lojtareve, tashme stafi teknik ka me shume alternativa ne dispozicion dhe kuptohet qe puna e tij do te jete me e lehte, pavaresisht mungesave qe mund te kete per arsye demtimesh apo kartonash./SHKODRA-SPORT.COM/