Trajneri Ardi Behari, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se tani nuk ka më alibi te skuadrat e Superiores, pasi ka kaluar 1/3-ta e kampionatit.

Sipas tij, ekipet kanë marrë formën me lojërat e zhvilluara dhe nuk ka më ekipe të pakolauduara.

Ka kaluar 1/3 e kampionatit. Nuk ka skuadra të pakolauduara. Nuk kanë alibi, të jenë jashtë formës së tyre.

Ka skuadra që me ndryshimin e trajnerëve, kanë marrë impakt tjetër, por kanë edhe skuadra që për shkak të dëmtimeve, nuk kanë marrë impaktin e trajnerëve. Nuk kanë më alibi tani.

Me ngjeshjen që ka pasur kampionati, e kanë marrë formën me lojë, jo më me stërvitjen. Janë skuadrat në garë me motorët 100% të nxehur.