Në konferencën e sotme për shtyp të Kombëtares ishte i pranishëm Ardian Ismajli. Kapiteni u shpreh mjaft i bindur se ekipi do të japë gjithçka për fitoren, por tashmë vendi i parë në grup varet edhe nga rezultati i sfidës Çeki – Gjeogji.

Ndër të tjera nënvizoi se mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme dhe nesër do të jenë një “armë” plus për kuqezinjtë. Gjithashtu u shpreh se aktualisht është i foksuar te Kombëtarja dhe se për merkaton ka ende kohë.

“Sa kemi mundësinë për të fituar? Është pak e vështirë, pasi nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga rezultati i ndeshjes Çeki – Gjeorgji. Shpresojmë te kemi fat që kundërshtarët tanë të barazojnë dhe ne të fitojmë për të kapur vendin e parë.

Në ndeshjet e ardhshme si lojtar i Juve apo Inter? Nuk do doja të flisja për merkaton. Jam i fokusuar te Kombëtarja dhe pas merkatos së janarit do ta merrni vesh.Të gjithë lojtarët që luajnë te Ukraina janë të fortë. Ne kemi bërë mirë në mbrojtje këto ditë dhe shpresojmë që t’ia dalim edhe nesër.

Fortesa e “Air Albanias” është një armë plus për ne. Në 2 vite kemi marrë vetëm 1 humbje dhe kemi pësuar vetëm 1 gol. Përkrahja e tifozëve është shumë e rëndësishme për ne dhe shpresoj që edhe nesër të jetë e njëjta atmosferë.

Mbrojtja ka punë gjthmonë, pasi kemi të bëjmë me sulmues të fortë si në ajër edhe në tokë. Në ia dolëm që të ndalim sulmuesin e Çekisë dhe shpresojmë që edhe nesër t’ia dalim edhe me Ukrainën.

Sërish gol ndaj Ukrainës? Detyra ime është të mbroj, por po doli para sigurisht do të bëj. Për ne rëndësi ka fitorja dhe kushdo që bën gol do të gëzojmë njësoj.

Karakteristikat e ekipit tuaj për të fituar ndeshjen nesër? Tifozët tonë të zjarrtë. Çdo kundështar që vjen është u frikësuar nga tifozët tanë. Ne kemi 2 mundësi. Sigurisht na duhet fitorja dhe për të shpresuar tek një barazim te sfida mes rivalëve. Duhet të tentojmë edhe “Play-Off”.

Ne duhet të luftojmë shumë për të mbrojtur siç duhet dhe me pas të shënojmë. Jam i bindur se çunat nesër do t’ia dalin të shënojnë dhe do të bëjmë më të mirën për Kombëtaren”, ka përfunduar Ismajli.