Ardian Mema nuk është më trajneri i Kastriotit.Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi krutan, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale thekson se Mema ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

“Klubi i Futbollit Kastrioti njofton se Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i skuadrës tonë. Tekniku ka paraqitur dorëheqjen pranë drejtuesve të klubit të cilët e kanë pranuar vendimin e tij. Klubi e falënderon teknikun për gjithçka dha për ekipin dhe i uron suksese në karrierë”, njofton klubi.

Kujtojme qe ecuria e Memes ne krye te kesaj skuadre nuk ka qene e mire dhe arritja me e madhe e tij mbase eshte fitorja qe arriti ndaj Vllaznise pak jave me pare.

Nderkohe sipas “Panorama Sport” se gjasat më të mëdha janë që të rikthehet sërish në krye të stolit Emiljano Çela, i cili më parë ka drejtuar me sukses ekipin krutan.