Ne vere erdhi ne Shkoder pa shume buje dhe ne ditet e sotme po i ben per vete te gjithe. Nuk u aktivizua ne fillim te sezonit per shkak te nje demtimi, moment ky qe natyrisht e beri te rikthehej me i forte.

Labi vlonjat eshte kthyer ne nje nder lojtaret me te rendesishem te kesaj Vllaznie ku me paraqitjet e tij shume te mira ka fituar formacionin ne kete skuader ku rivaliteti eshte evident.

Hoxhaj po ben shume mire ne çdo ndeshje, ku duket se eshte pershtatur mjaft mire me Vllaznine. Goli qe shenoi ndaj Teutes rezultoi vendimtar ne fatet e ndeshjes. Golat e tij po i japin nje shtyse te madhe Vllaznise, duke qene momentalisht golshenuesi me i mire i kampionatit me 7 gola.

Vlen te theksohet se vitin e kaluar, Hoxhaj arriti te vendoste nje rekord ne futbollin shqiptar duke shenuar 4 gola ne nje ndeshje.

Nga nje lojtar i thjeshte dhe jo shume i rene ne sy tashme Hoxhaj eshte kthyer ne lojtarin “lider” te Vllaznise.

Puna dhe perkushtimi te ben te arrish majat…