Vllaznia vijon te luaje miqesoret e rradhes ne pritje te fillimit te kampionatit dhe stafi teknik po mundohet t’i jape hapesiren e duhur te gjithe lojtareve qe ka patur ne dispozicion.

Por sakaq, vijon te mungoje sulmuesi Ardit Hoxhaj. Futbollisti vlonjat vuan ende pasojat e nje demtimi qe ka marre ne kembe dhe po vijon fazen e rikuperimit.

Keshtu ka bere edhe gjate dites se sotme kur ai eshte shfaqur ne kliniken e klubit Vllaznia dhe eshte nen kujdesin e fizioterapistit Haxhaja.

Nuk dihet ende se sa do te zgjase kjo periudhe rikuperimi por kuptohet qe lojtari mezi pret t’i rikthehet fushes se stervitjes. Hoxhaj eshte i pari futbollist qe erdhi te Vllaznia gjate merkatos se veres dhe luajti me te ne miqesoret e para, pikerisht atehere kur ekipi ende nuk ishte plotesuar me lojtaret e duhur.

Kuptohet qe edhe tifozet presin me interes se çfare do te ndodhe pas rikuperimit te Hoxhajt, nese do te luaje si titullar apo jo. Te mos harrojme se tashme te Vllaznia ka konkurrence te madhe ne çdo pozicion dhe per kete arsye sulmuesi vlonjat duhet te shpejtoje te kape ritmin./SHKODRA-SPORT.COM/