Diten e shtune do te nise faza me interesante e kampionatit te kategorise se pare teksa do te zhvillohen edhe ndeshjet e para te grupit qe eshte ne zonen play- out.
Ne Puke do te zhvillohet nje takim mjaft interesant, ai ne mes Terbunit vendas dhe Veleçikut. Pukjanet jane me lart ne renditje sepse kane grumbulluar me shume pike, megjithate edhe koplikasit duan te ndryshojne sepse pas fitores te javes se kaluar ndaj Dinamos, morali eshte me i larte.
Gjate ketyre diteve me ekipin ne stervitje jane bashkuar edhe futbollistet Banushi e Rajçeviq te cilet ditet e fundit kane kaluar nje gjendje gripale por nderkohe pritet te jene ne dispozicion te trajnerit Duli per takimin e neserm.
Ne prag te kesaj perballje, ka dhene nje prononcim per mediat mbrojtesi Ardit Hoxhaj i cili ka qene edhe nje nga autoret e golave te fitores javen e kaluar ndaj Dinamos.
“Jemi te motivuar per nje rezultat pozitiv ne Puke. Po zhvilloj pergjithesisht nje kampionat te mire teksa kam shenuar edhe 3 gola ndonese luaj ne mbrojtje, po aq gola sa kane shenuar edhe sulmuesit Ujkaj e Toma dhe kjo me ben te ndihem mire. Sidomos goli me Dinamon ishte me i rendesishmi sepse ndihmoi ne dhenien e fitores per ekipin tone.
Jam munduar gjithmone qe besimin e stafit drejtues ta justifikoj duke dhene maksimumin tim ne çdo ndeshje dhe keshtu do te vazhdoj edhe ne te ardhmen. Duke u ndalur serish tek sfida e rradhes me Terbnin, ju siguroj se Veleçiku nuk do te kthehet pa pike nga Puka”- eshte shprehur Hoxhaj.