Ardit Krymi vazhdon te jete pike referimi tek skuadra bjelloruse e Shakhtyor. Ai ka qene edhe sot ne fushe per 90 minuta ne ndeshjen e pare te turit te trete te “Conference League” qe ky ekip ka luajtur ndaj rumuneve te CFR Cluj.

Pavaresisht perpjekjeve te tij dhe te lojtareve te tjere te ekipit bjellorus, ata nuk ia kane dale te fitojne dhe si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin e barabarte 0-0.

Kujtojme qe Shakhtyor nuk e ka luajtur ndeshjen ne fushen e tij ngaqe nuk lejohet nga UEFA per shkak te situates se krijuar nga lufta ne Rajon, por kjo perballje ndaj ekipit rumun eshte luajtur ne stadiumin Yeni Sakarya Atatürk te Turqise.

Sfida e kthimit do te jete pas nje jave ne Rumani dhe sigurisht qe gjerat behen me te veshtira per skuadren e Krymit, por ata besojne fort tek kualifikimi. Mbi te gjitha e rendesishme eshte qe ish- mesfushori i Vllaznise eshte kthyer ne nje pike referimi edhe tek skuadra e tij e re.