Ardit Krymi ishte ndër më të mirët në fushë me skuadrën e Vllaznisë. Mesfushori i shkodranëve foli për mikrofonin e Supersport ku deklaroi:
“Normal ndeshja me Tiranën ka qenë gjithmonë e luftuar deri në minutën e fundit. Besuam deri në fund. Donim ta fitonim ndeshjen. Deshëm të mbyllnim vitin me fitore. Edhe 1 pikë s’është keq.
Tifozët? Me të thënë të drejtën po e vuajmë shumë mungesën e tifozëve. Dhurata më e mirë do të ishte fitorja. Edhe 1 pikë është mirë.
Mungesa e goditjeve? Nuk kemi goditur shumë portën sot. Tirana ishte e mbyllur në zonën e saj. Nuk kishim hapësira dhe munduam të jemi të durueshëm dhe të luanim në krah”, përfundoi ai.