Vllaznia gjatë këtyre ditëve ka punuar me shumë intensitet në stërvitje për të kapur ritmin e humbur. Kuqeblutë kanë zhvilluar edhe nga dy seanca në ditë për të rritur parametrat fizikë ndërkohë që i vetmi futbollist i cili nuk ka qenë i pranishëm në këtë javë në stërvitje ka qenë mesfushori Ardit Krymi. Ai që nga dita e hënë është i grumbulluar me kombëtaren Shpresa për ndeshjen e saj të rradhës.
Por nga Vllaznia ky nuk është i vetmi i grumbulluar. Bashkë me të është edhe trajneri i portierëve Alfred Osmani. Pavarësisht ndonjë dyshimi për vlerat e tij, në Shkodër duhet ta kenë të qartë se kemi të bëjmë me një trajner shumë të aftë në përgatitjen e portierëve dhe jo më kot është edhe pjesë e stafit të Alban Bushit tek Shpresat.
© shkodrasport.com