Sulmuesi Vitor Feijao, duket se do të jetë largimi i rradhës i Kukësit. Braziliani do të nisë një eksperiencë të re, teksa thuhet se ai do të transferohet në Bjellorusi te Shakhtjor Soligorsk.

Feijao do të jetë shok skuadre edhe me ish-mesfushorin e Vllaznisë, Ardit Krymi. Prezantimi i të dy këtyre futbollistëve pritet të bëhet së bashku, së shpejti në ditët në vijim.

Si Krymi, ashtu edhe Feijao, te Shakhtjor Soligorsk do të gjejnë edhe mesfushorin tjetër shqiptar, Valon Ahmedi. Ndërkohë, nga ky transferim flitet se ka përfituar edhe skuadra e Kukësit.

Keto futbolliste padyshim qe do te mundohen te tregojne vlerat e tyre me te mira per kampionen ne fuqi te Bjellorusise qe ne kampionatin aktual renditet per momentin ne vendin e peste ne taleben e klasifikimit.
Maringlen ZHIVANI