Ardit Krymi mbetet nje nga futbollistet me te dashur per tifozet e Vllaznise sepse sa here qe ai eshte ne fushen e lojes shkelqen duke dhene me te miren e mundshme. Por kete here ai ka “shkelqyer” edhe jashte fushe.

Themi keshtu sepse numri 6 i kuqebluve ka ditur te zgjedhe per partneren e tij te jetes. Behet fjale per gazetaren dhe prezantuesen e njohur te sportit, Vjosana Nozllaku. Ne media kishte disa kohe qe perflitej per kete lidhje, por çifti asnjehere nuk e kishte bere publike kete gje.

Por kjo ka zgjatur deri sot. Ka qene vete Krymi qe ka postuar nje foto me te dashuren e tij, nje foto kjo qe duket se eshte bere ne nje dasem te nje te afermi te tij ne Shkoder. Dhe duket se ky ka qene momenti i duhur per t’ua prezantuar te dashuren jo vetem familjes por edhe miqve te tij.

Nje lidhje kjo qe vjen nga sporti dhe sigurisht qe eshte diçka shume interesante sepse jane nje çift qe shkelqejne si ne fushen e lojes ashtu edhe ne ekranet televizive. Urime Vjosana & Ardit!