llaznia luan nesër në 16:45 me Skënderbeun në Korçë. Transferta e javës së katërt në Superligë është komentuar edhe nga Ardit Krymi, mesfushori i shkodranëve. Për Krymin skuadra kuqeblu del me pikë të plota nga transferta korçare.

“Mendoj se tre javët e para e kemi nisur mirë, kemi pesë pikë. Rivaliteti është I madh, nesër në Korçë është ndeshje delikate dhe na duhet fitore për vazhdimësinë. Gjithkush ka të drejtë të kërkojë tri pikët, këtë do bëjmë edhe ne.

Konkurrenca? Mendoj se gjithkush duhet të bëjë punën e vet, për të punuar sa më fort, më pas e di trajneri. Janë bërë disa ndryshime këtë sezon, duan kohën e vet, lojtarët e rinj do na shërbejnë shumë.

Grupi do kohën e vet. 6-7 javët e para do na japin kohë, nesër japim më të mirën do dalim me tri pikë nga Korça”, tha Krymi./newsport/