Vllaznia ia doli të fitojë 6-3 ndaj Dinamos në sfidën më spektakolare të javës së pestë të Abissnet Superiores dhe njërës prej më të bukurave në historinë e futbollit shqiptar.

Me depërtimet e tij të vazhdueshme, Lirodon Latifi u shfaq protagonist absolut mbrëmjen e të hënës në “Loro Boriçi”, megjithatë shifrat thonë se nje futbollist tjetër ka pasur një kontribut të jashtëzakonshëm ndaj kryeqytetasve.

Ai është mesfushori punëtor Ardit Krymi, që rrallë shfaqen në zonën kundërshtare apo tërheq vëmendjen me driblime, por është gjithmonë njeriu që kujdeset për të ruajtur ekuilibrat e skuadrës dhe njëkohësisht disa e parë mbrojtëse e shkodranëve.

Në përballjen me dinamovitët, Krymi është futur në 31 dyluftime dhe si rrallë ndonjëherë në historinë e futbollit, ia ka dalë t’i fitojë të gjitha. Për më tepër, mesfushori shkodran ka arritur të regjistrojë një tjetër shifër impresionuese, pasi ka rikuperuar plot 23 topa gjatë 90-minutëshit të “Loro Boriçit”.