Mungesa ne stervitje diten e sotme e mesfushorit Ardit Krymi ka krijuar jo pak shqetesim ne rradhet e tifozerise kuqeblu te cilet kane dashur te mesojne me shume ne lidhje me arsyet e saj.
Por burime prane skuadres bejne te ditur se numri 6 i kuqebluve eshte lene pushim nga ana e stafit teknik dhe atij mjekesor ngaqe ai ka ndjere disa shqetesime te vogla dhe prandaj kane vendosur te mos rrezikojne.
Pritet qe Krymi neser te bashkohet ne stervitje me pjesen tjeter te lojtareve dhe te vijoje normalisht procesin stervitor duke u bere gati per sfiden ndaj Partizanit.
Ai eshte nje nga emrat me te rendesishem te Vllaznise dhe padyshim qe prania e tij ne fushe eshte e domosdoshme. Shkodranet do te tentojne te arrijne objektivat e tyre si ne kupe ashtu edhe ne kampionat dhe per kete arsye, edhe ndonje sforco e vete lojtareve ne kete periudhe, eshte mese e pranueshme./SHKODRA-SPORT.COM/