Mungoi ne ndeshjen e kaluar ndaj Teutes dhe do te mungoje edhe kete here ndaj Luftetarit. Mesfushori Ardit Krymi kesisoj eshte nje mungese shume e madhe per skuadren e Vllaznise sepse me lojen e tij ka qene nje garanci e madhe per te ne pozicionin qe ai luan.

Numri 6 i kuqebluve u pat demtuar ne perballjen me Tiranen dhe kemi te bejme me nje problem ne gjurin e tij te djathte. Si rrjedhoje mjeket i kane rekomanduar pushim per njefare periudhe, çka ka bere qe ai te mos luaje ne keto dy ndeshje.

Por nese ne Durres, vendin e tij e zuri Ramadani, per takimin e se dieles problemi eshte se edhe ky i fundit mungon per arsye kartonash dhe prandaj kjo ka krijuar nje problem per stafin teknik.

Trajneri Jonuz “e qan” mungesen e Krymit sepse me te ne formacion, skuadra ka me shume stabilitet. 23 vjeçari eshte shnderruar ne nje nga pikat me te forta te Vllaznise dhe pavaresisht moshes se tij te re eshte kthyer ne nje lider per kete ekip.

Shpresat jane qe demtimi t’i kaloje sa me shpejt dhe ai te behet gati per te luajtur te pakten per sfiden e javes se ardhshme, ate qe do te zhvillojne serish ne Shkoder ndaj Skenderbeut.

Jane dy ndeshje shume te rendesishme ku kuqebluve u duhet patjeter fitorja ne menyre qe te rregullojne edhe renditjen e tyre dhe sigurisht qe te jene me te qarte ne lidhje me ecurine e metejshme te Vllaznise.
www.shkodrasport.com