Ne fitoren e fundit ndaj Luftetarit ka dhene kontributin e tij me lojen ne fushe dhe ne fund Vllaznia triumfoi me rezultatin e thelle 4-0. Mesfushori Ardit Krymi ndjehet mire pas ketij suksesi por ne nje prononcim te dhene per “Panorama Sport” thote se skuadra nuk ka kohe per te festuar pasi i duhet te nise te mendoje menjehere per sfiden e rradhes me Skenderbeun.
“Fitorja ndaj Luftetarit ishte shume e rendesishme per ne. Ishin pike te domosdoshme, pasi nuk na lejohej asnje rezultat tjeter veç fitores. Piket e marra na ndihmojne shume per t’u rritur ne tabelen e renditjes. Megjithate kjo ndeshje ka kaluar dhe ne duhet te mendojme per sfiden me Skenderbeun.
Ajo ka mjaft rendesi per skuadren tone sepse me kete kundershtar jemi shume afer ne renditje dhe nje fitore ndaj tij na dergon me lart sesa ekipi korçar. Prandaj eshte nje takim qe duhet te fitohet me çdo kusht”- ka thene numri 6 i kuqebluve.
Nderkohe Krymi eshte pyetur edhe ne lidhje me te ardhmen e tij sepse siç dihet, ne fund te ketij sezoni i perfundon kontrata me Vllaznine. I pyetur ne lidhje me kete çeshtje, ai eshte shprehur: “Sa i takon kontrates, ende nuk e kam vendosur nese do te vazhdoj me Vllaznine apo do te shikoj ofertat e tjera. Por ne keto momente per mua e rendesishme eshte qe te jap maksimumin tim per Vllaznine. Deri ne fund duhet qe te gjithe te bejme me te miren”.
Nderkohe mesfushori i qendres se kuqebluve ka folur edhe per konkurrencen ne skuader duke shtuar: “Konkurrenca tek çdo skuader eshte ne te mire te saj por edhe te vete lojtareve. Edhe mua personalisht me vlen shume per t’u permiresuar. Kjo ben qe ne skuader asnjeri te mos e kete vendin e sigurte. Une personalisht e shoh Vllaznine me lart sesa ku ndodhemi aktualisht. Kam shume besim se do te jemi ne grupin e skuadrave te para”.
www.shkodrasport.com