Ardit Nikaj ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Focus”, të drejtuar nga Drilon Xhepollari dhe që transmetohet në “Ora News”. Sulmuesi i Skënderbeut ka treguar rreth përvojës së tij të parë në radhët e Kombëtares Shpresa, si dhe ka zbuluar objektivin e skuadrës korçare për këtë sezon.
“Bëra dy ndeshje me Kombëtaren (U21) dhe ishin shumë ndeshje të mira. Ndeshja e dytë ishte spektakolare, pasi e kthyem nga 0-2 në 3-2. Grupi është shumë i mirë, çuna shumë pozitivëm. Më kanë ndihmuar shumë, ngaqë është hera e parë që jam pjesë e U21-shave. Mendoj që kemi shumë shpresa që ta fitojmë edhe këtë ndeshjen me Finlandën dhe të ikim për Europian.
Idhulli im? Po të them për Shqipëri, kam Armando Brojën, ngaqë i kam pak a shumë të njëjtat cilësi si ai. E kam edhe nga Malësia e Madhe. Aty e kam shembullin më të mirë besoj.
Skënderbeu? Atmosfera është shumë e mirë, por tani jemi më me këmbë në tokë. E pësuam te tre humbjet, pasi ishim në eufori. Por tani është diçka tjetër. Jemi në harmoni dhe pozitivë, por jemi me këmbë në tokë. Pretendojmë të jemi te pesëshja sipër e skuadrave, duke parë kualitetin që kemi”, ka thënë ndër të tjera Ardit Nikaj./