Sulmuesi i Skënderbeut, Ardit Nikaj ishte heroi kundër Egnatias pasi realizoi golin e fitores. “Ndjehem mirë se ishte një periudhë e gjatë jashtë fushës, me profesor Nestin e kam marrë veten avash avash dhe kjo ishte ndeshja e parë pas shumë muajsh dhe ndjehem i lumtur që ndihmova ekipin me gol.

Isha i qetë te penalltia, nuk kisha presion. E ndjej mungesën e Rashicës, kishim dy vjet bashkë dhe kombinonim shumë me njëri tjetrin dhe atij i uroj shumë suksese. Ai është synimi im të iki jashtë dhe të ndjek hapat e Rashicës.

Ishte një dëmtim në gju që isha disa kohë jashtë, por janë sfida për mua, ti marrë të mirëqena dhe ndihmova ekipin me rikthimin tim. Ishin situatat e tilla që u largova nga Vllaznia, por tani kanë ndryshuar gjërat.

Më bëhet shumë qejfi, por unë kam kontratë me Skënderbeun, por synimi im është të iki jashtë, por asnjëherë si dihet futbollit”, tha Nikaj për “RTSH Sport”.