Në analizën e fundit të Federatës Shqiptare të Atletikës ndër emrat që janë përmendur nga drejtuesit e saj, ka spikatur edhe ai i Ardit Rrashit, atletit të Vllaznisë, një prej atyre më me perspektivë në këtë sport. Sprinteri i dalluar premton shumë për të ardhmen.I datëlindjes 06.05.1991, ai e ka filluar sportin 14 vjeç me trajnerin Isak Bala dhe me të vazhdon sërish punën duke patur raporte mjaft të mira për të, si një nga trajnerët më të mirë të Shqipërisë në garat e shpejtësisë. Ndër arritjet e këtij sportisti janë titujt kampion me moshat 15-16 vjeç, kampion me të rinjtë në 100 dhe 200 metra si dhe kampion me të rriturit në 200 metra.
Në vitin 2010 është shpall sportisti më i mirë në garat e të rinjve, mban një rekord për moshën 16 vjeçare në 100 metra si dhe një rekord tjetër në 300 metra për moshat të arritur në garën e përvitshme që zhvillohet në Tivar të Malit të Zi. Në garat e vitit 2011 Ardit Rrashi ka zënë vend të dytë në garën e 100 m, pikërisht duke u renditur më dy të qindtat pas shkodranit tjetër, të mirënjohurit Admir Bregu por edhe koha e tij ka qenë e mirë: 10″68. Objektivat e 20 vjeçarit janë të qarta për vitin 2012. Të dalë kampion në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra dhe të zërë vendin e parë në garat e kampionatit dimëror më 25 janar në mënyrë që të sigurojë të drejtën për të shkuar në Kampionatin Botëror. Në garën e 200 metrave përveçse të dalë kampion, Rrashi ka objektiv madhor edhe thyerjen e rekordit që mbahet nga shkodrani i mirënjohur Oltion Luli. Ky kampion e rekordmen është edhe idhulli i Arditit dhe prandaj do të tentoj edhe t’ia thyejë rekordin që ka në këtë garë si për t’i thënë se vazhdon të ndjekë rrugën e tij. Rekordi aktual i Lulit është 21″60 dhe Rrashi pretendon t’i ulë këta shifra.”ky është pikësynim im më i afërt. Dua ta thyej atë rekord. po punoj çdo ditë me shumë përkushtim bashkë me trajnerin tim Isak Bala, për t’ia arritur kësaj gjëje”-ka thënë ekskluzivisht për gazetën sportive online “Shkodra Sport.com”, atletik i Vllaznisë Ardit Rrashi. Do ishte fantastike me të vërtetë, një shkodran thyen rekordin e një shkodrani.Ashtu siç ndodh prej vitesh me garat e shpejtësisë ku shkodranët “bëjnë ligjin”.
shkodrasport.com
Në foto: Ardit Rrashi gjatë një gare në Shqiperi