Ardit Shkjau, shkodrani që luan në Maltë
Shkodranët luajnë në shumë vende të botës por së fundi, një prej tyre është kthyer të luajë sërish në San Marino, aty ku vite më parë ka luajtur edhe Edmond Lufi, ish-futbollisti i Vllaznisë së viteve ’80. Së fundi, ai që ka shkuar në shtetin ishullor për të luajtur futboll është shkodrani 20 vjeçar Ardit Shkjau. I datëlindjes 14.1.1991, ai ka firmosur këtë verë për një sezon me ekipin maltez FC Siggewi. Shkjau luan si mesfushor sulmues dhe sezonin e ka nisur mjaft mbarë duke shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e para me këtë skuadër. Ai ka dalë nga ekipet zinxhir të Vllaznisë dhe tashmë po sheh mundësinë të afirmohet edhe në arenën ndërkombëtare. E ka nisur nga Malta për të kaluar ndoshta shumë shpejt në një kampionat më të fortë.