Vllaznia e volejbollit për meshkuj e ka nisur me një fitore 3-0 sezonin e ri duke mposhtur Elbasani . Një star i mirë ky për kuqeblutë që duket se edhe këtë vit premtojnë për paraqitje pozitive.
Për këtë fillim sezoni apo edhe objektivat e skuadrës ka folur ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” edhe volejbollisti Ardit Taflaj.
Ai u shpreh:” Bëmë një start të mirë të sezonit, por duhet të themi që Elbasani nuk është një kundërshtar shumë i fortë. Kemi një ekip të mirë pavarësisht se kemi pasur disa largime.
Rikthimi i trajnerit Kalaja është një plus i madh pasi kthehet tek ekipi që ai e krijoi dhe u shpall kampion me të.
Ndeshja e rradhës do jetë ajo me Tiranën që është ndoshta skuadra më e mirë e kampionatit, por ne do hymë në takim për të dhënë më të mirën tonë dhe pse jo të mos fitojmë”.
Endri ÇINARI