Presidenti i skuadrës së Skënderbeut Ardjan Takaj ditët e fundit është përfolur se mund të marrë drejtimin e një skuadre tjetër.
Ekipi që mund të merrte Takaj ishte tomori i Beratit, por që në fakt është vet presidenti , i cili shuan të gjithë zërat dhe ka bërë shumë të qartë të ardhmen e tij.
Në një postim në rrjetet sociale Takaj shkruan se është Skënderbeu dhe vetëm Skënderbeu skuadra ku ai do të vazhdojë menaxhimin për vitet e ardhshme.
Kujtojmë që korçarët janë në pritje të vendimit nga CAS, ku rrezikojnë një dënim për mosmarrje pjesë në Europë dhe me 1 milion euro gjobë.