Stadiumi “Arena Kombëtare” nuk do të hapet me ndeshjen e kampionatit të femrave, atë në mes Vllaznisë dhe Apolonisë që ishte planifikuar për t’u luajtur ditën e dielë në orën 19.00. Arsyeja është se ky stadium ende nuk është gati dhe sipas inspektimit të bërë nga përfaqësuesit e fundit, në të nuk mund të luhet asnjë ndeshje pa plotësuar kushtet e lëna prej tyre për t’u rregulluar.
Konfirmimi për këtë vjen nga Vetë Federata ka njoftuar se ndeshja mes Vllaznisë dhe Apolonisë ëhstë shtyrë dhe do të luhet të dielën tjetër. Si duket, ende punohet dhe stadiumi nuk është i gatshëm për provë teksa pritet që në datën 17 nëntor të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, ndërkohë që vetë Federata njofton se shkak për shtyrjen është bërë fusha pasi është kryer një rimbjellje.
Stadiumi duhet të testohet fillimisht dhe nëse UEFA nuk bindet në ndeshjen testuese mes Vllaznisë dhe Apolonisë, atëherë do të ketë probleme të shumta sepse koha është shumë e shkurtër.
“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e diel, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.
Duke qenë se është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, u vendos së bashku me zbatuesin që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjendje optimale në prag të ndeshjes inaguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se biletat e shpërndara për ndeshjen testuese mund të përdoren në datë 10 Nëntor”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së.