Argjentina ka fituar në “frymën e fundit” ndaj Nigerisë 2-1 duke kaluar në fazën tjetër, ku e pret Franca.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, legjenda e futbollit shkodran, Edi Martini ka komentuar Kombëtaren argjentinase, duke e cilësuar të lodhur dhe pa ide, pavarësisht se mbrëmjen e sotme arriti të sigurojë 3 pikë.

Statusi i Edi Martinit:

“Argjentina me një përgatitje fizike shumë të dobët.

Trajneri i lodhur si ekipi. lojtarët e Argjentinës mendojnë se kanë Mesin e ai do shtypi butonin e puna mbaroi.

Në qoftë se ai ndihmohet nga shokët, do shohim muzikë tjeter”.