Argjentina ka humbur në shtëpi ndaj Uruguait me rezultat 0-2, ndërsa Brazili është mposhtur 2-1 nga Kolumbia në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Mbrëmja e së enjtes dhe mëngjesi i sotëm (e premte) ka dhuruar befasi në ndeshjet kualifikuese të Amerikës së Jugut.
Kampioni i Botës, Argjentina është mposhtur në shtëpi nga Uruguai me rezultat 2-0 në një ndeshje të tensionuar dhe më shumë kartonë nga të dyja ekipet. Golat për Uruguain u shënuan nga Ronald Araujo (41’) për 0-1 dhe Darwin Nunez (87’) për 0-2.
Në anën tjetër, edhe Brazili humbi si vizitor i Kolumbisë me rezultat 2-1. Ishte Luis Diaz (74’, 79’), i cili me dy gola i siguroi fitoren kolumbianëve, pasi goli i hershëm i Gabriel Martinelli (4’) u zhvlerësua.
Pas këtyre ndeshjeve, Argjentina vazhdon kryesimin me 12 pikë, Uruguai renditet i dyti me 10 pikë, Kolumbia e treta me 9 pikë, ndërsa Brazili i pesti me 7 pikë. /Telegrafi/