Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, ka bërë publike sot listën e futbollistëve të grumbulluar për miqësoren e muajit nëntor, kur përballë skuadrës së tij do të jetë kundërshtare Meksika. Kjo, që mendohet të jetë ndeshja e fundit e Skalonit në drejtim, si dhe e fundit pa Mesin që ka dhënë sinjale se do të kthehet në vitin 2019, është një mundësi e mirë për të parë në fushën e lojës të ardhmen e përfaqësueses.

Skaloni nuk ka kursyer të rinjtë në ekip, duke ndërtuar një ekip thuajse nga e para, ndërsa duke lënë jashtë një pjesë të madhe të emrave që kanë veshur fanellën e kësaj skuadre në vitet e fundit si Aguero, Higuain, Banega, Di Maria, etj. Në listë ka emra mjaft të njohur gjithsesi, me një sulm ku spikatin të rinjtë me në krye dyshen e Interit, Ikardi-Martinez, apo edhe Dibala të Juves, Simeone të Fiorentinës e Korrea të Atletikos.

LISTA
Portierë: Agustín Markesin, Serxhio Romero, Geronimo Rulli.
Mbrojtës: Ramiro Funes Mori, German Pecela, Renzo Saravia, Nicolas Taljafiko, Valter Kaneman, Nikolas Otamendi, Gabriel Merkado, Emanuel Mamana, Huan Fojth.
Mesfushorë: Markos Akunja, Maksi Meza, Franko Vazkuez, Xhiovani Lo Celso, Leandro Paredes, Santiago Askasíbar, Matias Zaraço, Roberto Pereira.
Sulmues: Rodrigo De Paul, Franko Çervi, Angel Korrea, Lautaro Martínez, Mauro Ikardi, Xhiovani Simeone, Paulo Dibala, Erik Lamela, Eduardo Salvio. /vipsport/