Pavaresisht deklarateve te Raphinas apo dhe futbollisteve te tjere te Brazilit, fusha e lojes ka treguar tjeter gje ne perballjen e oreve te para te mengjesit ndaj Argjentines. Kjo e fundit e ka “shpartalluar” me rezultatin 4-1 ne nje stadium te mbushur plot e perplot.

Ka qene futbollisti Alvarez ai qe ka zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e 4-te duke kaluar ne avantazh Argjentinen, ndersa tete minuta me vone do te ishte Fernandez ai qe do te dyfishonte shifrat. Nje start qe çuditi brazilianet te cilet nuk e kishin çuar nder mend diçka te tille.

Ato mundohen te reagojne dhe ne minuten e 26-te kane ngushtuar shifrat me ane te futbollistit Cunha. Kur pritej qe ndoshta rezultati te barazohej, kane qene vendasit te cilet kane shenuar edhe golin e trete me ane te futbollistit Mac Allister ne minuten e 37-te dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 3-1 per Argjentinen.

E dyta u shoqerua me shume tension ne fushen e lojes ku tifozet vendas provokonin herepashere Vinicius dhe sidomos Raphina per deklaratat e tij ne pragndeshje. Nderkohe ne minuten e 71-te, do te ishte Simeone qe do te shenonte edhe golin e kater dhe te fundit te ndeshjes duke i dhuruar Argjentines nje fitore me shume vlere, me te cilen vazhdon te kryesoje renditjen.(www.shkodrasport.com)