Argjentina nuk shkoi dot më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Islandës. Leo Messi, mbi të cilin ishin përqendruar sytë e të gjithë tifozëve të futbollit, përveçse zhgënjeu me lojën e tij, humbi edhe një 11-metërsh në pjesën e dytë.

Golat e takimit u shënuan të dy në pjesën e parë: Aguero në minutën e 19 dhe Finbogasson në minutën e 23.

Argjentina zotëroi topin rreth 80% të kohës, por mbrojtja islandeze arriti të rezistonte deri në fund, duke marrë një pikë të vlefshme.

Argjentina dhe Islanda janë në grup së bashku me Kroacinë dhe Nigerinë.

Natyrisht qe rezultati i sotem mund ta nderlikoje jo pak poziten e skuadrave te ketij grupi sepse edhe dy te tjerat kane pretendime te forta.

Perpos kesaj, edhe Islanda tregoi se nuk ka ardhur kot ne Rusi dhe ajo mund te jete nje nga surprizat e ketij Boterori.