Tetë gola, shumë raste, kartona të verdhë dhe të kuq, shumë emocione dhe në fund barazim 4-4 i AAS U19 ndaj Tiranës . Ky ka qenë verdikti i ndeshjes së luajtur mesditën e sotme në kompleksin “Hasaj” çka i ka dhënë nje pike te dy ekipeve.
Ndeshja në fakt ka filluar më mirë për miqtë të cilët kanë kaluar në avantazh që në ‘9 me anë të Veriut. Por në minutën e 26-të Kolando Shuku do të barazonte rezultatin. Në minutën e 32-të Kodra do të pengonte një lojtar të AAS dhe ndëshkohet me karton të kuq ndërkohë që arbitri akordon 11-metërsh që kthehet në gol nga futbollisti Mehdi Çoba.
Një minutë para fundit të pjesës së parë, Geci do të barazonte për bardheblutë dhe pjesa e parë kësisoj do të mbyllej në barazim 2-2. Në fillimin e së dytës, pikërisht në ’47 Arbër Daija do të shënonte golin e tretë për AAS.
Gjithsesi Veriu do të barazonte rezultatin në ’57. Shumë emocione ka dhuruar loja edhe në vazhdim megjithatë në minutën e 74-të ka qenë mbrojtësi Arif Amuli që do të shënonte golin e katërt dhe të avantazhit për ekipin e tij.
U duk se ndeshja do te mbyllej ketu por ne minuten e 94-te ka qene Hekuri ai qe ka barazuar per Tirana U19 dhe perfundimisht barazim 4-4 ne mes ketyre dy ekipeve.
© shkodrasport.com