Arjan Peço është emëruar së fundmi si zv/trajner në klubin e madh francez të Nice. Në këtë kohë merkatoje, klubi francez është duke u përforcuar në disa reparte.

Klubi i Nice pagoi dy milionë euro për të blerë portierin polak, Marçin Bulka nga PSG, ku atje ishte qenë portier i tretë. Ndërkohë, përveç polakut, klubi ka edhe portier të tretë, por po mendojnë të afrojnë edhe një tjetër për të rivalizuar me portierin polak për vendin e titullarit.

Kështu, Arjan Peço i ka sugjeruar drejtuesve portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, i cili ka shumë më shumë eksperiencë se portieri polak 22-vjeçar, Bulka. Drejtuesit e klubit po e mendojnë si ide, pasi do të ishte një goditje e mirë në merkato, duke ditur se portieri shqiptar do të vinte me parametra zero.

Megjithatë, sido që të shkojnë punët, Arjan Peço duhet duatrokitur për faktin se menjëherë kërkon t’i japë mbështetje futbollistëve shqiptarë, njësoj si Igli Tare te Lazio apo Besnik Prenga tek Lokomotiva Zagreb.
Maringlen ZHIVANI