Boksierët shqiptarë, Krenar Zeneli dhe Arjon Kajoshi kanë treguar muskujt në prag të eventeve të ardhshme. Dy sportistët arritën të fitonin një duel miqësor të zhvilluar ditën e sotme në shtetin fqinj, Itali.

Në eventin e zhvilluar në qytetit e Foggia morën pjesë 5 boksiere shqiptarë, të cilët u përballen me 5 kundërshtarë nga qyteti italian.

Në përbërje të ekipit shqipëtar ishin: Krenar Zeneli i peshës 56 kilogram, Senad Drini 69 kilogram, Ernest Sula dhe Arjon Kajoshi në kategorinë 75 kilogram dhe Jurgen Kullashi në kategorinë 91 kilogram.

Fitoret e Zenelit dhe Kajoshit ne kete turne padyshim qe tregojne vlerat e ketyre dy boksiereve te cilet muajin e ardhshem do te marrin pjese ne aktivitete te tjera te rendesishme nderkombetare dhe ku padyshim qe do te synojne te bejne historine e ketij sporti.

Ne fakt Zeneli e ka arritur nje sukses teksa vitin e kaluar ne Lojerat Mesdhetare eshte renditur i dyti duke marre medaljen e argjendte dhe kuptohet se nuk do ta lere vetem me kaq sepse do tentoje fitore te tjera, bashke edhe me shkodranin Arjon Kajoshi.