Boksieri shkodran Arjon Kajoshi ka fituar edhe ndeshjen e tij të dytë në Kampionatin Europian të 22 vjeçarëve që është duke u zhvilluar në Rumani dhe ka siguruar daljen në tetëshen më të mirë të peshës 75 kg.
Në këtë mënyrë, ai do të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt zonës së medaljeve. Ditën e sotme, sportisti i klubit Vllaznia është ndeshur me suedezin Adam Chartoi ndaj të cilit dominoi në të gjitha drejtimet dhe jo më kot, e fitoi ndeshjen me rezultatin e pastër 5-0.
Nga ana tjetër të vjen keq që rrugëtimin në këtë Europian nuk do ta vazhdoë më tej boksieri tjetër i përfaqësueses shqiptare Krenar Zeneli.
Me probleme dëmtimesh në vetull dhe në dorën e djathtë, mundua të bënte maksimumin ndaj gjermanit Hamsat Shadalov por pa arritur dot të fitojë.
Në këtë mënyrë, ëndërra e tij për medalje ka marrë fund këtu. I vetmi që e vazhdon këtë ëndërr është Arjon Kajoshi.
Ai ka siguruar tashmë daljen në tetëshen e më të mirëve në peshën 75 kg dhe në turin e dytë do të ndeshet me një boksier izraelit.
Fitorja ndaj tij do ta çonte atë në gjysmëfinale dhe në zonën e finaleve.
21 vjeçari shkodran kësisoj është shumë pranë realizimit të suksesit më të madh të të gjithë historisë së boksit shqiptar.
© shkodrasport.com