Boksieri shkodran Arjon Kajoshi ka qene i pari nga pjestaret e kombetares shqiptare qe eshte ngjitur ne ringun e Budvas duke konkurruar ne turneun nderkombetare ELITE MEN BOXING CUP 2023 qe po zhvillohet atje.
Pasditen e sotme ai eshte ndeshur me boksierin ukrainas Ilia Lischu. Ne dy raundet e para, Kajoshi eshte munduar te rivalizoje fort dhe rezultati ka qene thuajse i barabarte, por ne raundin e trete nuk ka ndodhur keshtu.
Mesa duket shkodrani ka humbur diçka ne aspektin fizik dhe kjo i ka dhene mundesine kundershtarit te grumbulloje me shume pike dhe si rrjedhoje ne fund te tre raundeve ai eshte shpallur fitues me rezultatin e paster 5-0.
Vlerat e gjyqtareve te tavolinave kane qene te tilla: 29-28, 29-28, 29-28, 29-28 dhe 30-27. Si rrjedhoje per Arjon Kajoshin merr fund ketu konkurrimi ne kete kompeticion te rendesishem ku marrin pjese boksieret me te mire europian.
Tashme duhet pritur se çfare do te na dhurojne ne ring tre pjestaret e tjere te kombetares shqiptare, Arjol Zeneli, Senad Drini dhe Geljan Rajku. Trajneret e ekipit tone Zef Gjoni dhe Lazarin Vila jane te bindur se njeri prej tyre do te arrije te futet ne zonen e medaljeve.
Gjergj KOLA