Do te startoje sot ne Zagreb te Kroacise Kampionati Ballkanik i boksit per te rritur, kampionat ne te cilin merr pjese edhe kombetarja shqiptare nen drejtimin e trajnereve Zef Gjoni, Sead Bushati dhe Lazarin Vila.
Ne perberje te ekipit tone jane boksieret Krenar Zeneli, Rexhildo Zenel, Denis Nurja, Alban Beqiri, Arjon Kajoshi dhe Indrit Laçi.
Pak minuta me pare nderkohe eshte hedhur edhe shorti i ndeshjeve te turit te pare sipas te cilit ne ring sot do te ngjiten kater boksiere tane.
Keshtu, per peshen 60 kg Krenar Zeneli do te ndeshet me kroatin Diego Mamiç, per peshen 64 kg Rexhildo Zeneli do te ndeshet me serbin Nenad Jovanovic dhe per peshen 69 kg Denis Nurja do te ndeshet me sllovenin Aljaz Sircelj.
Nderkohe boksieri shkodran Arjon Kajoshi kete here do te konkurroje ne peshen 81 kg dhe perballe tij ne kete tur te pare te ketij Kampionati Ballkanik do te jete boksieri kosovar Besart Pireva.
Drejtuesit e kombetares tone para nisjes per ne Kroaci jane shprehur te bindur se boksieret tane nuk do te kthehen pa medalje sepse forma e tyre sportive eshte shume e mire, megjithate do te jete ringu i Zagrebit qe do ta tregoje me mire kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/