Sipas raportimit të “Calcio & Finanza”, bilanci i Interit i konsoliduar deri më 30 qershor 2018 dhe i aprovuar nga Asambleja e Ortakëve pati numra pozitivë: arkëtime në rritje (288.2 milionë euro , +7% krahasuar me atë të kaluarin) dhe rezultati më i mirë nga edicioni 2009-’10; meritë mbi të gjitha e shitjes së biletave dhe e suksesit me abonimet.
Në ulje edhe humbjet, nga 24.5 në 17.7 milionë (rezultati më i mirë nga 2002- ’03). Ndërsa, borxhi total kaloi nga 636.5 në 814.7 milionë, por nga këto 291.88 janë të “Suning”, pasojë e huasë prej 300 milionësh të marrë në vitin 2017. Notë pozitive edhe për sa u përket fitimeve nga merkato. U regjistruan në total 49.7 milionë euro si plusvalenca (ku ndikojnë nga +8.1 milionët e arkëtuar nga shitja e Santonit, te 39.2 milionët e shpenzuar për blerjen e Naingolanit).