Vllaznia dhe Dinamo u takuan persëri pas dy javësh për nje aktivitet tjetër – për Kupën e Republikës. Qe ne ditën e pare shorti vuri perballë dy nga skuadrat më te mira te vendit tonë. Dhe Vllaznia» ndonêse e mori revanshin e dy javëve te mëparshme dhe bëri një hap të vlefshëm për takimin e dytë, fjala e fundit mbetet në ndeshjen e së merkures.
Përgjegjësia per këtë takim ishte shumë e madhe. Bile luhej me aq kujdes për t’i shpetuar humbjes, sikur giithshka do ta vendosnin 90 minutat e ndeshjes së parë. Ndoshta kjo pergjegjësi bëri qe lufta sportive e cila nuk mungoi gjatë gjithë lojës dhe qe erdhi e u bë më e gialle ne pjesën e dytë, të varferohei disa çaste nga ana tekniko-taktike. Megjithatë futbollistët u pörpoqën per të vënë ne jete detyrat taktike, sidomos mbroitësit taktike, Giysmëmbrojtësit u dalluan më tepër në mbulime individuale se sa në organizimin e lojës.
Vllaznia bëri njè presion tokesor që erdhi dhe u rrit në nivelin e duhur në pjesën e dytë, ku për 20 minuta loja e saj ishte mjaft e bukur. Duke ndryshuar variantin taktik nga 4-3-3 në 4-2-4 i dha më shumë prioritet sulmit. Shkodranët luajtën me tepër me topin, por gabuan herëpashere nê pasime, ndoshta se e mbajtën ate me shumë nëpër këmbe.
Dinamo e kishte te qarte se prova ne Shkodër kërkonte mund dhe kujdes të madh. Dhe që nga sulmi i pare dhe rreshtimi i mbroj-tjes kuptohej se ajo donte ta gjente kundërshtarin te papregatitur me anë të kundërsulmeve dhe me mbrojtjen e ngjeshur, ku merrte pjesë edhe Çeço, kërkonte barazimin. Në sulm ajo qe e pafuqishme, pasi Pernaska u izolua nga firma e tretë e Bashajve – Skënderi.
Edhe Zeri e pati të vështire ti shmangej sa duhej mbulimit të Lekës. Më ¡ rrezikshmi u fregua Ballgjini, qe vuri nè pozita te vështira Vason. Reparti me i sigurtë ishte mbrojtja. Ajo doli disa herë nga rrethimi, duke hapur koridore, horizonte per sulmin e shpejtë.
Ndeshja pati vetëm një gol, autor i tij qe Puka, qe gjuajti rreptë nga një pozicion mjaft i vështirë. Ndonëse perpjekja e Ramës ishte e madhe, topi pushoi në rrjetë. Kjo ndodhi në minutën e 87-të. Portierët nuk patën rast te tregonin aftësitë e tyre, pasi sulmuesit gjuajtën rralle në katror ose u nxituan. Në minutën e dhjetë Bizi nguroi perpara portës, në te 49-tën aksioni me i rrezikshëm i Vllaznisë nuk u shoqërua nga shokët, ne 67-tën Ceço dhe Hoxha shkembyen shpejt rolet e shpërthyesve, por pa sukses etj.
Namik MEHMETI