Duke shfletuar ne arkiven e gazetes “Shkodra Sport”, u ndalem tek kjo foto. Na eshte bere dhurate nga vete i ndjeri Esat Rakiqi dhe i perket siç eshte e shkruar ne te, dates 27 qershor 1981 dhe eshte shkrepur ne Ishull- Lezhe.
Vllaznia sapo kishte fituar Kupen e Republikes duke mundur ne finale Besen e Kavajes me rezultatin 5-1 dhe drejtuesit e klubit vendosen te zhvillojne nje feste te madhe ne Ishull- Lezhe, aty ku erdhi edhe nje ekip i RTSH-se per te bere nje emision te posaçem per kete sukses.
Esat Rakiqi ndonese ishte zevendestrajner ne ate vit, ne fakt ishte trajner i pare ngaqe Medi Zhega per disa muaj me rradhe ishte per specializim jashte vendit dhe si rrjedhoje merita i shkonte krahut te djathte te tij.
Nderkohe me mikrofon ne dore eshte nje emer shume i njohur i gazetarise sportive, drejtuesit te emisionit te famshem te atyre viteve “Rubrika Sportive” dhe komentatorit te mirenjohur Vladimir Grillo. Si “dhenderr Shkodre” sigurisht qe edhe Ladi e bente me shume deshire kete emision per suksesin e Vllaznise.
Per fat te keq, te dy personazhet e kesaj fotoje nuk jetojne me, megjithate karriera e tyre ne futboll dhe gazetari sigurisht qe ka lene shume gjurme dhe prandaj emrat e tyre jane te skalitur ne histori./SHKODRA-SPORT.COM/