Kampionë të shumtë ka patur edhe mundja klasike. Më së shumti si individë sesa në sukseset si ekip. Nga ky lloj i mundjes kanë dalë emra të spikatur, ndër më të mëdhenjtë e mundjes shqiptare. Më poshtë po rradhisim një e nga një të gjithë, duke filluar nga Qazim Elbasani, kampioni i parë i Vllaznisë në vitin 1949 dhe deri tek i fundit Ismail Çela në vitin 1991.
Ashtu si edhe tek mundja e lirë, edhe në listën e mëposhtme, janë vetëm titujt kampionë që këta sportistë kanë fituar duke përfaqësuar Vllazninë. Shumë prej tyre kanë fituar jo pak tituj me ekipet e tjera megjithatë ne jemi ndalur vetëm tek sukseset me ekipin shkodran. Kampionët në fakt janë të bollshëm, edhe titujt e tyre. Ja lista e plotë me këta kampionë:
1.Seit Fishta 9 herë kampion (1982,1983,1984,1986,1987,1988,1989,1990)
2.Paulin Sterkaj 5 herë kampion (1980, 1983, 1984, 1985, 1986)
3.Mirash Vuksani 4 herë kampion (1965, 1966, 1968, 1969)
4.Naim Pepa 3 herë kampion (1970, 1971, 1972)
5.Nikoll Grimaj 3 herë kampion (1973, 1976, 1977)
6.Iljaz Guri 3 herë kampion (1973, 1975, 1978)
7.Njazi Bushati 2 herë kampion (1956, 1957)
8.Gjovalin Çuni 2 herë kampion (1959, 1960)
9.Gjon Leka 2 herë kampion (1968, 1969)
10.Paulin Merla 2 herë kampion (1978, 1981)
11.Aleksander Leka 2 herë kampion (1984, 1988)
12.Qazim Elbasani 1 herë kampion (1949)
13.Ismet Llukaçej 1 herë kampion (1950)
14.Dak Vukatana 1 herë kampion (1950)
15.Mark Vata 1 herë kampion (1956)
16.Fadil Toptani 1 herë kampion (1957)
17.Ymer Gruda 1 herë kampion (1965)
18.Jup Sejdini 1 herë kampion (1967)
19.Halil Gëlqerja 1 herë kampion (1970)
20.Agim Sula 1 herë kampion (1975)
21.Gegë Gjoni 1 herë kampion (1976)
22.Nazmi Pepa 1 herë kampion (1977)
23.Ali Amza 1 herë kampion (1981)
24.Gjovalin Bari 1 herë kampion (1986)
25.Agim Naze 1 herë kampion (1989)
26.Besnik Rama 1 herë kampion (1991)
27.Ismail Çela 1 herë kampion (1991)
Shënim: Që të mos ketë keqkuptime, sqarojmë edhe njëherë se titujt e mësipërm janë arritur me fanellën e Vllaznisë.
Gjergj KOLA
(www.shkodrasport.com)